Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë sot në Vatikan, ku është takuar me kreun e Selisë së Shenjtë, Papa Françesku.
Kurti ka falënderuar Papa Fraçeskun për mikpritjen, si dhe ka treguar se çdo të thotë për Kosovën paqa, rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimi, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës.
Po ashtu, kryeministri Kurti ka biseduar me Papa Françeskun “për rininë dhe të ardhmen, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë”.
“Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit, dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme”, thuhet në njoftim.
Kurti e ka ftuar Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që ai kishte së fundmi.Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.
Top Channel