20/11 15:37
Juventus ka kthyer ‘radarët merkatos’ nga futbollisti i Arsenalit Thomas Partey, që shihet si profili i duhur për t’i besuar ‘çelësat’ e mesfushës, një repart ku bardhezinjtë kanë vuajtur jo pak vitet e fundit.
Bardhezinjtë kanë nisur prej javësh negociatat me futbollistin, që nga ana e tij ka dhënë miratimin për transferimin në Torino dhe tani pritet që të arrihet marrëveshja me Arsenalin.
Këta të fundit shpenzuan 50 milionë euro për të marrë Partey nga Atletico Madrid, megjithatë mund të heqin dorë për një shifër prej 18-20 milionë eurosh./ SuperSport
Top Channel