Jordi Cruyff dëshiron t’i rikthehet punës së trajnerit.

Drejtori Sportiv i Barcelonës në dy sezonet e fundit, ka shpjeguar në një intervistë për “The Athletic” arsyet e largimit të tij nga katalanasit.

“Barcelona më thirri kur klubi ishte në një situatë shumë të vështirë. Gjithmonë do t’i përgjigjesha asaj telefonate, kam një lidhje të veçantë për këtë klub. Por unë kam stërvitur dhe e kam shijuar punën e trajnerit për pesë vjet para se të isha te Barcelona.

Isha në Kinë, më pas mora një punë në Ekuador. Më pas goditi Covid-19 dhe nuk pati ndeshje. Më pas u ktheva në Kinë. Gjithçka ishte në rregull, por vendosa t’i përgjigjem thirrjes së Barçës dhe e bëra për dy vjet,” shpjegoi Cruyff./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA