Fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, policia: Po merren shuma monetare përmes mesazheve elektronike

22/06/2023 19:24

Policia e Shtetit ka bërë me dije se po kryhet një fushatë mashtrimi online, ku shumë qytetarëve po u vidhen para përmes mesazheve elektronike. 

Në njoftim thuhet se ka nisur puna për për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët kryejnë fushatë mashtrimi kompjuterik.

Gjithashtu policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet dhe se po punohet intensivisht për për zbardhjen e detajeve.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA