Flet blerja e re e Romës: Ky qytet lulëzon me futbollin

22/06/2023 08:48

Evan N’Dicka është zyrtarisht futbollist i Romës. Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 në fakt ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 dhe do të mbajë fanellën me numrin 5.

Lojtari, që sezonin e fundit ishte pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit foli me entuziazëm për përvojën e re që e pret:

“Projekti që më është ilustruar bashkë me historinë dhe prestigjin e këtij klubi, më nxiti të vij në Romë, një qytet fantastik që e do dhe lulëzon në futboll. Po pres me padurim të dal në fushë në “Olimpico” para tifozëve të mi të rinj dhe të jem në gjendje të jap kontributin tim në arritjen e qëllimeve tona”.

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, theksoi se edhe pse në moshë të rë, kjo blerje do ta ndihmojë shumë skuadrën me përvojën e tij:

“Pavarësisht moshës së tij të re, Evan tashmë ka fituar përvojë të rëndësishme, në një nga kampionatet më prestigjioze dhe me një titull evropian si protagonist.

Ai ishte një lojtar i kërkuar nga shumë klube dhe ne jemi vërtet të lumtur që ai ka zgjedhur të veshë fanellën e Romës”. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA