Firmosi në Arabi, flet për herë të parë Kante. Mesfushori zbulon vendimin për kombëtaren

22/06/2023 09:16

N’golo Kante nuk mundi t’i rezistonte ofensivës nga Arabia dhe ashtu si disa yje të tjerë europianë, zgjodhën Lindjen e Mesme për të mbyllur karrierën.

Pas shtatë vitesh si pjesë e Chelseat në Premier League, aty ku u shndërrua në një prej më të mirëve të rolit të tij, sezonin e ardhshëm Kante do të përfaqësojë fanellën e Al-Ittihad, aty ku do të gjejë edhe patriotin e tij, Karim Benzema.

Pas mbylljes së transferimit dhe prezantimit tek skuadra e Al-Ittihad, Kante “thyu” heshtjen dhe me anë të rrjeteve sociale i dha lamtumirën Chelseat ndërsa theksoi se nuk do të largohet nga kombëtarja e Francës.

“Ishte koha që unë të nisja një aventurë të re në karrierë, por para se ta bëjë këtë duhet të falenderoj Chelsean për të gjithë mbështetjen e madhe gjatë këtyre viteve. Duke nisur nga tifozët, lojtarët, trajnerët, personeli mjekësor, anëtarët e klubit, të gjithë ata që më kanë shoqëruar gjatë këtyre shtatë viteve fantastikë. Largohem me kujtime të bukura, fitore të mëdha dhe tituj të rëndësishëm. Faleminderit nga thellësia e zemrës.

Dua të falenderoj këtu edhe familjen time, miqve që kanë qenë gjithnjë aty edhe në momente të vështira. Kohët e fundit nuk ishin të lehta për mua dhe familjen time, u përballëm me shumë thashetheme dhe gënjeshtra. Por, tani do të shihemi shumë shpejt dhe unë do të jem duke veshur fanellën e Al-Ittihad, por edhe të kombëtares”, u shpreh Kante. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA