
23/02 22:38
Arlind Ajeti transferohet në kampionatin rumun. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Cluj, për të firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.
Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Pordenones në Itali, me të cilën i përfundoi kontrata dhe u transferua te Cluj si futbollist i lirë.
Me transferimin në Rumani, Ajeti shpreson t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij, në mënyrë që të mund të rikthehet sërish në Kombëtaren Shqiptare për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.
Top Channel