Ka ndërruar jetë 49-vjeçari Gramoz Xhumari, i cili u përplas ditën e sotme në hyrje të Lushnjës nga një motoçikletë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se i aksidentuari ka humbur jetën teksa po transportohej në Tiranë, për të marrë mjekim për dëmtimet e pësuara nga aksidenti.

Drejtuesi i motorit Ledion Duro është gjithashtu në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

Aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Palmave” pranë tregut të fruta perimeve.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Ledion Duro drejtuesi i motorit ka përplasur shtetasin Gramoz Dashi 49 vjeç nga Karbunare.

49-vjeçari i ka prerë rrugën drejtuesit të motorit ku ky i fundit dhe pse ka frenuar nuk e ka shmangur dot përplasjen.

Aksi ku ndodhi aksidenti i sotëm është një nga akset që shpesh herë ka patur aksidente dhe me pasoja fatale. Kjo për shkak të drejtësisë që ka ky segment ku drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi deri në 120 km në orë.

Lushnjë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA