Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj tha se para disa ditëve u ka dërguar letër liderëve institucional për takim për të diskutuar për situatën në veri.
Ai theksoi se në takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga ajo që të veprojë në përputhje me mandatin e saj dhe të kthehet besimi i aleatëve.
Në takimin e parë me Osmanin, siç tha Haradinaj, ka ndarë shqetësimet e tij për situatën në veri. Në letrën dërguar liderëve institucional, ai shtoi se ka kërkuar një takim te përbashkët me të gjitha partitë opozitare.
“Para katër ditë kam dërguar një letër tek të gjithë liderët institucional, pra te presidentja, tek kryeministri Kurti, tek kryetari Konjufca por edhe tek dy kolegët e mi të partive opozitare, zotëri Krasniqi dhe Abdixhiku. Në një letër që kam kërkuar një takim mundësisht të të gjithë neve bashkë, pra takim të përbashkët, me dyer të mbyllura, pune jo për media, për atë edhe nuk kemi treguar që kemi quar shkresën dhe që t’i diskutojmë të gjitha ato që po ndodhin ne vend, shqetësimet qe i kemi. Kam propozuar që ky takim te mbahet në ambientet e parlamentit”, ka thënë Haradinaj.
Ish-kryeministri Haradinaj theksoi se kanë diskutuar për shqetësimet për situatën ne vend. Më tej, shtoi se ka kërkuar nga Osmani që të veprojë në përputhje me mandatin e saj.
“Biseda ishte e hapur unë i shpreha edhe shqetësimet e mia për situatën. Edhe shqetësimet e mia për humbjen e besimit të parterëve tanë, për ndëshkimet që po merr Kosova, për vështirësitë që do t’i kemi nëse nuk dalim nga kjo gjendjen nga kjo rrugë. I kërkova Osmanit që të veprojë në përputhje me mandatin e vetë, që ta kthejë besimin me aleatët tanë, që të ndalen ndëshkimet, të ndodhë një deeskalim i situatës në veri, t’i kthehemi të arriturave të dialogut, marrëveshja e Ohrit dhe Bruskelit, Aelanca e ka përkrah arritjen e marrëveshjes, megjithëse në kuadër të marrëveshjes ka obligime të dhimbshme. Fitoret e Kosovës janë të pamundshme pa aleatët”, deklaroi Haradinaj.
Për më tepër, kreu i AAK-së tha se nuk qëllimi i mocionit nuk është që ai të marrë postin e kryeministrit.
“Nuk është kohë e kalkulimeve të vogla, mocioni ynë nuk ka të bëjë me luftë për pushtet, nuk jam kandidat për kryetar qeverie pas mocionit, deri në zgjedhjet e ardhshme, ka të bëjë më shumë me ruajtur shtetin, me i ndalë ndëshkimet ndaj Kosovës, dhe me rikthye normalitetin në vend, në veri, sovranitetin tonë. Është vështirë e besueshme që do ta ruajmë sovranitetin afatgjatë pa Amerikën në veri”, shtoi ai.
Po ashtu, Haradinaj shtoi se Kosova nuk ka shumë rrugë dhe se duhet të përkrah kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.
“Kosova nuk ka shumë rrugë, o i përkrah kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare tash, o dëmet do të bëhen më të mëdha dhe pasojat më të mëdha. Secila ditë që kalon pa i përkrah këto kërkesa do të na rriten pasojat. Nuk kemi pas nevojë me pru punën deri këtu. Kushdo që ka mundësi me ndihmua në këtë kohë, me u ndalë rruga e gabuar, vazhdim i ndëshkimeve për Kosovën, mirë është me bë tash”, përfundoi Haradinaj.
Takimin me Osmanin e kanë refuzuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.
Top Channel