Sandro Tonali arrin marrëveshjen me Newcastle.
Mesfushori italian, i impenjuar tashmë me përfaqësuesen U-21 të Italisë në Europian, pritet të transferohet në Premier League.
Milani kërkon 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, që me këtë shifër mund të bëhet transferimi i tretë më i shtrenjtë nga Seria A në elitën e futbollit anglez pas Lukakut te Chelsea dhe Pogbasë te Manchetser United.
Përfaqësuesit e lojtarit kanë mbërritur në Londër dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “Magpies”.
Milani kërkon 80 milionë euro, Newcastle ofron 75 milionë. Palët nuk janë larg dhe në orët në vazhdim mund të vijë zyrtarizimi.
Tonali mësohet se do të fitojë 7-8 milionë euro në sezon.
“Po shisni shpirtin!”, është një nga reagimet me të ashpra të tifozërisë kuqezi, që nuk është dakord që të shitet një lojtar simbol i skuadrës.
Top Channel