Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video, në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve në veri të vendit.
Sveçla shprehet se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar dhe kërkon që Serbia të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë policët.
“Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, shkruan ai në Twitter.
Në 14 qershor, tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe të premten (16 qershor) u është shqiptuar masa e paraburgimit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe.
A planned abduction. A criminal act.
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of 🇽🇰. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
Top Channel