Emigrimi masiv i fuqisë punëtore ka bërë që punët këtu në vend të përballohen edhe nga pensionistët Lefter Spirollari është një hidraulik në moshën 72 vjeçare.

Ka 7 vite që ka dalë në pension, por që punon çdo ditë, pa pushim.

“Kur mbusha 65 vjeç dola në pension me letër, por në fakt as nuk kam dalë dhe as nuk kam ndërmend të tërhiqem nga puna. Përderisa kam fuqi, ndihem mirë, qëndrimi kot në shtëpi më streson. Unë punoj privat që nga 2005. Kam një skuadër me 3 punëtorë. Punë dhe kërkesa veçanërisht për hidraulikë ka pafund në Shqipëri. Këto 4-5 vitet e fundit puna është shtuar shumë, pasi shumë specialist të fushës janë larguar nga vendi. Mendojnë se fitojnë më shumë andej, por me llogaritë që unë bëj, në fakt edhe këtu fiton mirë, po të punosh. Unë kam bërë dy shtëpi me punën si hidraulik. Fëmijët i kam sistemuar më shtëpi dhe punë këtu në vendin tonë. Nuk kam në plan të dal në pension, sa të jem mirë me shëndet do të punoj.”– tha Lefter Spirollari, Hidraulik

Top Channel