Nuk duron më dhimbjet në gju, ish-partneri i Messit te Barça po përgatit lamtumirën

21/06/2023 11:15

Luis Suarez, bomberi 36-vjeçar uruguaian, i cili aktualisht është pjesë e Grêmios së Porto Alegres, po mendon t’i japë fund karrierës së tij për shkak të artrozës në gjurin e djathtë. Informacioni bëhet i ditur këtë të martë nga portali GZH.

Suarez, sipas të njëjtit burim, ka aktivizuar departamentin Ligjor dhe të Marketingut për t’u marrë me përfundimin e mundshëm të kontratës, e cila është e vlefshme deri në fund të vitit 2024.

Suárez tashmë i ka bërë të ditur Bordit të Grêmios se ai nuk mund ta durojë më dhimbjen në gju.

Në ditët në vijim do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të Gremios dhe sulmuesit për të diskutuar situatën.

Emri i Suarezit ditët e fundit është lidhur me amerikanët e Inter Miamit, klubi i ri i Messit, por kontrata e nënshkruar me skuadrë nga Porto Alegre ka një klauzolë që parashikon dëmshoërblim nëse uruguaiani pranon të transferohet në një klub tjetër. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA