Robert Lewandowski foli për shtypin polak gjatë qëndrimit të tij me kombëtaren për sezonin e tij të parë te Barça, ku arriti të fitonte çmimin “Pichichi”, pra atë të golashënuesit më të mirë në La Liga.
“Pata ndjesinë se mund të shënoja pesë ose gjashtë gola më pak, sepse duhej të bëja gjëra të tjera. Mendoj se jam i rëndësishëm në fushë dhe jashtë saj, më duhej të gjeja një rol të ri,” tha Lewandowski.
Edhe pse në një sezon atipik, polaku ka arritur të jetë “Pichichi” falë 23 golave të shënuar në kampionat.
Ai ka shënuar 10 gola të tjerë mes Champions League, Europa League, Copa del Rey dhe Superkupës së Spanjës.
Sulmuesi ka besim se do të “rikthehet në normalitet vitin e ardhshëm” edhe pse ishte i kënaqur me numrin e golave të shënuar këtë vit.
“Ylli” polak konfirmoi se sezonin e ardhshëm do të jetë një sfidë për të qëndruar në krye dhe për të lënë shenjë edhe në Champions League.
Kur foli për trajnerin e tij, Xavi Hernandez, Lewandowski, ai vlerësoi punën e tij:
“Ka vizionin e tij të futbollit dhe e di se si të marrë vendimet e duhura në çdo kohë. Është një trajner që po bën hapa të mëdhenj dhe po zhvillohet vazhdimisht”, shtoi ai.
Për të ardhmen e tij, polaku pranoi se tërheqja nga futbolli është “më afër se larg”. Gjithsesi, mohoi çdo lidhje me Arabinë Saudite dhe pranoi se “është shumë e mundur” që ta mbyllë karrierën në Barcelonë, ku ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë. /Supersport
Top Channel