Largohet edhe Kai Havertz, Chelsea arkëton 75 mln euro

21/06/2023 16:16

Vijojnë spastrimet te Chelsea, teksa futbollisti i radhës që po bën gati valixhet për t’u larguar është gjermani Kai Haverts.

Fantazisti do të bashkohet me skuadrën tjetër londineze, Arsenalin, teksa dy klubet kanë arritur tashmë akordin.

Mediat britanike bëjnë me dije se ‘Topçinjtë’” do të paguajnë 75 milionë euro në total për kartonin e Havertz, i cili pritet të rikthehet në Londër për të kryer vizitat mjekësore dhe zyrtarizuar transferimin.

Haverts kishte oferta të shumta nga disa klube europiane, përfshi edhe Bayernin e Mynihut dhe Realin e Madridit, megjithatë Mikel Arteta ka bërë një punë të mirë bindëse, duke u angazhuar personalisht për ta marrë te Arsenali.

Aventura e fantazistit gjerman te Chelsea mbyllet kështu pas 3 sezonesh, pasi mbërriti në Londër në verën e 2020-ës, kur drejtuesit e bluve vendosën ta transferojnë nga Bayer Leverkusen.

Havert luajti në disa role te Chelsea, teksa do të mbahet mend gjatë për golin që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t në 2021-shin, kur u dha londinezëve trofeun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA