Kuqezinjtë i mbyllin ndeshjet e muajit qershor në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy fitore, që nuk merreshin që nga shtatori i vitit 2021 dhe ajo që vlen më tepër, me dy ndeshje të luajtura mjaft mirë dhe me 6 pikë që aktualisht i rendisin kuqezinjtë në vendin e dytë në grupin E, 1 pikë poshtë Republikës Çeke që kryeson me 7 pikë pas tre ndeshjesh.
Ishin pikërisht këto dy ndeshje të qershorit që kanë bërë edhe xhiron e rrjeteve socociale dhe jo vetëm, nga dy fitoret e arritura, me Moldavinë më 17 qershor dhe me Ishujt Faroe më 20 qershor, UEFA ka nxjerrë dy golat e kuqezinjvëe si më të bukurit e këtyre raundeve.
Bëhet fjalë për goli e Jasir Asanit ndaj Moldavisë në stadiumin Air Albania, i cili zhbllokoi takimin, një gol mjaft i bukur, megjithatë edhe goli i mbrëmjes së djeshme ndaj Ishujve Faroe, i Kristjan Asllanit ka mahnitur të gjithë, një realizim edhe më i bukur spektakolar që UEFA e ka renditur të parin.
Më mirë se kaq nuk kishte se ku të shkonte për kryqezinjtë të cilët shkojnë të çliruar në pak ditë pushime që i kanë mbetur pas zborit që i bëri Sylvinho rreth 2 javë në Tiranë në këtë mbyllje të sezoneve, por që për të thënë të vërtetën pak ditë i kanë mbetur kur siç thonë lojtarët i presin klubet për fazat përgatitore sepse skuadrat e tyre përgatiten edhe për ndeshjet europiane.
Por deri atëherë, në vendin e largët të mes të oqeanit, Ishujt Faroe lojtarët e kombëtares shqiptare, pas ndeshjes kanë qenë të lirë dhe të shijojnë fitoret e merituara me një pjesë të tifozerisë kuqezi të pranishëm atje.
Një atmosferë entuziaste krejtësisht e merituar për këta djem që rikthyen buzëqeshjen, besimin dhe mbi të gjitha ekipin kombëtarë, në rrugën drejt objektivit kryesorë që është kualifikimi për në Europianin e ardhshëm, Gjermani 2024.
Top Channel