Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të vitit 2023.
Pjesa dërrmuese e tyre është për paga dhe shtesa për deputetët, administratën dhe stafin mbështetës. Ndërsa, rreth 200 mijë euro janë për mallra dhe shërbime. Këto të dhëna u bënë të ditura sot nga zëvendësuesi i Sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi edhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Komisioni po vazhdon mbledhjen, ku pritet të diskutohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.
Top Channel