Kolonët izraelitë hakmerren me sulm ndaj qytezës palestineze, në përshkallëzim të dhunës në Bregun Perëndimor (fotot)

21/06/2023 17:29

Qindra banorë të kolonive izraelite në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor kanë sulmuar një qytezë palestineze duke djegur makina e shtëpi, në hakmarrje të vrasjeve nga një sulmues palestinez një ditë më parë.

Sulmi i rëndë i izraelitëve në kolonitë e reja ilegale erdhi pas shtimit të prezencës ushtarake në Bregun perëndimor, teksa kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi planet për zgjerim të kolonive në kundërpërgjigje të sulmit me katër izraelitë të vrarë.

Lëvizja është një tjetër përshkallëzim i konfliktit barbar të Lindjes së Mesme dhe vjen pas sulmeve të përditshme të ushtrisë izraelite për arrestime të militantëve palestinezë.

Rezidentë palestinezë dhe grupe të të drejtave të njeriut kritikojnë vazhdimisht paaftësinë apo refuzimin e Izraelit për t’i dhënë fund dhunës.

Katër civilë izraelitë u vranë në sulmin hakmarrës të të martës, tre të rinj dhe një burrë i moshuar, teksa një sulmues palestinez u vra nga një civil izraelit dhe tjetri u qëllua nga ushtria teksa largohej.

Pas këtij incidenti qindra banorë të kolonisë izraelite Turmus Ayya marshuan në rrugët kryesore të qytezës palestineze duke i vënë zjarrin makinave, shtive e pemëve.

Kryebashkiaku Lafi Adeeb tha se rreth 30 shtëpi ishin dëmtuar, 60 makina ishin djegur pjesërisht ose totalisht gjatë sulmit.

“Sulmet u intensifikuan pas ardhjes së ushtrisë izraelite në mbrojtje të kolonëve”, tha ai.

Tetë palestinezë u plagosën gjatë sulmeve, ndërsa ushtria përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome ne tentativat e shpërndarjes.

Komuniteti ndërkombëtar i quan ‘ilegale’ kolonitë izraelite në tokat e pushtuara palestineze por qeveria radikale e kryeministrit Netanyahu nuk ka shprehur deshire per kufizimin e ndërtimeve te reja apo per uljen e tensioneve dhe dënimeve kolektive ndaj palestinezeve./CBSNews/

FOTO GALERI
3/3
Kryebashkiaku Lafi Adeeb tha se rreth 30 shtëpi ishin dëmtuar, 60 makina ishin djegur pjesërisht ose totalisht gjatë sulmit te sotem

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA