24/11 21:11
Milik mbetet tek Juventusi. Sulmuesi polak i lindur në vitin 1994, pas sezonit të luajtur si i huazuar te bardhezinjtë, është zyrtarisht lojtar i Juventusit.
Më poshtë njoftimi zyrtar për shtyp i klubit bardhezi.
“Klubi i Futbollit Juventus S.p.A. njofton se ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare të performancës sportive të lojtarit Arkadiusz Krystian Milik nga Olympique Marseille, për një shumë prej 6.3 milionë euro, që paguhet në tre vjet duke filluar nga Korriku 2023.
Nëse plotësohen disa kushte të caktuara gjatë kohëzgjatjes së kontratës një shumë prej 1.1 milion € mund të rritet në favor të Olympique Marseille. Gundogan do të jetë pjesë e Juventusit deri më 30 qershor 2026″.
Top Channel