Fituan dhe “nderuan” Shqipërinë, trajneri i Moldavisë: Ja çfarë i thashë lojtarëve në pushim

21/06/2023 13:51

Moldavia mund të konsiderohet padyshim si surpriza e raundit të katërt kualifikues për Euro 2024.

Në kuadër të Grupit E, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, moldavianët triumfuan me përmbysje me shifrat 3-2 teksa pas sfidës, tekniku i Moldavisë, Serghei Cleșcenco theksoi se nuk e priste që të fitonin ndeshjen ndërsa zbuloi se në pushimin e ndeshjes teksa ishin duke humbur me shifrat 0-2, i tha lojtarëve të luanin pa presion pasi nuk kishin çfarë të humbnin.

“Të them të vërtetën as nuk e prisnim një fitore ndaj Polonisë. Pjesa e parë nuk ishte e mirë dhe ishim shumë pranë katastrofës, por në pjesën e dytë ishim më mirë se kundërshtari. Shënuam të parin dhe më pas “oreksi vjen duke ngrënë”. Menduam se mund të merrnim barazimin, por të fitonim ishte e mrekullueshme.

Në pushim ju thashë djemve se nuk kishin më asgjë për të humbur dhe se kërkova që t’i ushtronim presion lart kundërshtarëve. Ishim më bashkëpunues në fushë se Polonia dhe të gjithë besuam te forcat tona. Na erdhi keq për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe lojtarët kërkuan të reagonin pas asaj humbje”, u shpreh Cleșcenco. Pas këtij trepikëshi, Moldavia është në vendin e tretë të Grupit E me pesë pikë një më pak se Shqipëria e vendit të dytë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA