Ambasada Britanike mblodhi në një festë ditëlindjes së Madhërisë së tij, Mbretit Charls III, miq e figura publike të politikës, diplomacisë e medias.

Kjo festë ishte në vazhdimësinë e traditës dhe festimeve që lidhen monarkinë britanike.

“Në maj, ne kremtuam Kurorëzimin e Mbretit tonë! Ne shënojmë tani një rast të veçantë,  ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së tij. Kjo është festa e parë për ditëlindjen e Mbretit që ne festojmë në më shumë se 70 vjet”, tha ambasadori britanik.

Duke folur për marrëdhëniet midis dy qeveritë, ambasadori britanik përmendi sfidat e emigracionit.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shumë të rinj që mund të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes Kanalit, këtë verë. Ju bëj thirrje ju dhe kujto në Shqipëri- nëse është diçka që mund të bëni personalisht, ju lutem, inkurajojini shqiptarët të udhëtojnë në mënyrë të ligjshme, dhe të mos ndikohen nga videot në TikTok dhe të mos shkatërrojnë jetën e tyre”, u shpreh ambasadori Alastair King-Smith, ambasadori britanik në Shqipëri.

Ambasadori Alastair King-Smith vuri theksin edhe tek tensionet Kosovë-Serbi, duke kërkuar stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

E di që shumë prej jush janë të shqetësuar për tensionet në Kosovë dhe Serbi. Në kohën kur ne përballemi me një luftë në Europë dhe një betejë botërore brez pas brezi për vlera dhe të drejta, ne nuk duhet të lejojmë të shfrytëzohen ndarje të tilla. Dëshiroj t’ju siguroj se Mbretëria e Bashkuar mbetet tërësisht e angazhuar për të përforcuar stabilitetin dhe përparimin e vazhdueshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ambasadori britanik në Shqipëri.

I veshur me një kostum tradicional skocez, ambasadori britanik rrëfeu se gjysma e origjinës së tij është skoceze. Në një atmosferë të çlirët të gjithë festuan nën tingujt e muzikës së Altin Gocit, duke ngritur një dolli për mbretin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA