Polonia është një nga kundërshtarët direkt të Shqipërisë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Kombëtarja polake luan sonte në transfertë përballë Moldavisë, sfidë që do të transmetohet në SuperSport 4.
Wojciech Szczesny është prej vitesh titullari i portës së Polonisë. Sonte regjistron ndeshjen numër 74 me fanellën e Kombëtares. Shumë herë është kritikuar për performancat e tij, të ndryshme nga ato me klubet, si tifozëve apo shtypit vendas.
Por paraqitjet e tij gjatë periudhës së fundit kanë qenë fantastike. Me “gardianin” që tregoi kualitetin e tij edhe në Botërorin Katar 2022. Por edhe në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Gjermanisë.
Portieri 33-vjeçar ka reaguar në këtë formë ndaj një gazetari polak. “U bë një vit e gjysmë që vazhdoni me të njëjtën pyetje. Nëse ndeshja e fundit ishte më e mira me Poloninë…
Kjo situatë po bëhet disi e mërzitshme. Ndoshta duhet të mësoheni me faktin se ndoshta nuk jam aq i keq sa ju mendoni”, deklaroi Wojciech Szczesny.
Top Channel