Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu më 20 qershor të vitit 2008, kishte mbajtur një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku kishte shfaqur shqetësimin se Serbia kishte promovuar një politikë që udhëheqësit e saj e quajnë “ndarje funksionale” të serbëve nga shqiptarët në Kosovë.

Ai pati thënë se Serbia ka organizuar zgjedhje gjatë kësaj pranvere për qeveritë ilegale paralele të komunave në territorin e Kosovës por edhe ka dekurajuar serbët etnikë nga pjesëmarrja në Qeverinë e Kosovës apo nga raportimi përmes një zinxhiri komandues mutlietnik të policisë.

“Populli i Kosovës me të drejtë është i shqetësuar për këtë kërcënim ndaj sovranitetit tonë. Ne jemi po aq të shqetësuar edhe me mesazhin që politikat e tilla ua përçojnë serbëve në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar gjithashtu dialog për të diskutuar aranzhmane të mundshme praktike për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. Ne jemi të hapur për këtë dialog”, kishte thënë Sejdiu.

Sejdiu gjatë këtij fjalimi ishte fokusuar te shpallja e pavarësisë në përputhshmëri me rekomandimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, njohjet e pavarësisë, që në atë kohë ishin 43, miratimin e 40 ligjeve në Kuvend, hyrjen në fuqi të Kushtetutës dhe fundin e periudhës së administrimit të OKB-së në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA