Intervistimi i dëshmitarit të 11-të në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po zhvillohet tërësisht në seancë private. Pas pyetjeve nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kanë filluar edhe kundër-pyetjet nga ekipi mbrojtës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë në sallën e gjyqit, ndërsa Jakup Krasniqi po e ndjek këtë proces përmes video-lidhjes.

Pyetjet për dëshmitarin me kodin 03811, kanë nisur nga avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, i cili ka kërkuar që të kalohet në seancë private.

Para kësaj, ekipet mbrojtëse e kanë njoftuar trupin gjykues për kohën që ju nevojitet për të bërë pyetjet për dëshmitarët.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA