22/11 22:35
Steven Gerrard ka folur së fundmi për një ofertë që pati nga Arabia Saudite dhe se pse e refuzoi.
Në një prononcim të bërë për mediet, tekniku theksoi se kushtet e vendosura nga Al Ettifaq nuk i pëlqyen.
“Unë u ftova atje për të vlerësuar një ofertë, të cilën e bëra. E kam shqyrtuar gjatë ditëve të fundit, por siç janë gjërat tani kam vendosur të mos e pranoj. Ata donin që të përfshija profesionistë arabë në stafin e trajnerëve dhe të mos punoja me ekipin tim.”-tha Gerrard pasi refuzoi ofertën miliona dollarëshe nga Arabia.
Mediet britanike bëjnë me dije se tekniku kërkoi të kishte në stafin e tij shtatë persona me kombësi angleze, por kjo gjë nuk u pranua nga klubi arab./ SuperSport
Top Channel