Merkato Juventus, bardhezinjtë “përshëndesin” Vlahovic dhe rikthehen te “fiksimi” i vjetër!

20/06/2023 11:24

Klubi i Juventus është në mes të një udhëkryqi sa i takon sezonit të ardhshëm me bardhezinjtë.

Mes problemeve financiare, konfirmimit apo jo të trajnerit Massimiliano Allegri dhe në pritje të një dënimi ose jo nga ana e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, ju duhet edhe të krijojnë një skuadër kompetitive dhe të denjë për të tentuar rikthimin në fronin e Serie A.

Në këtë formë, mes gjithë dilemave të sipërpërmendura, rruga në merkato mbetet shumë e paqartë për “Zonjën e Vjetër”. Lojtarë si Dusan Vlahovic apo edhe Federico Chiesa mund të largohen për të rregulluar bilancet teksa lojtarët kanë merkato jashtë Italisë. Për serbin dhe italianin ka interes nga klube si Chelsea dhe Bayern Munich teksa te Juventus janë më shumë të prirur për të shitur Vlahovic teksa Chiesa cilësohet si një figurë e se ardhmes.

Drejtuesit e Juventus pretendojnë një shifër prej 70 milionë eurosh për Vlahovic ndërsa së fundmi kanë marrë edhe një propozim për zëvendësuesin e tij. Kanë qenë përfaqësuesit e Mauro Icardit që telefonuan drejtuesit e Juventus për t’i bërë të ditur gatishmërinë e ish-kapitenit të Inter për t’u rikthyer në Itali këtë herë me ngjyrat bardhezi.

Argjentinasi është një dëshirë e hershme e Juventus dhe nëse Vlahovic bindet nga ofertat jashtë Italisë, atëherë te torinezët e kanë gati zëvendësuesin. Sezonin e fundit, Icardi e kaloi në Turqi me Galatasarayn aty ku u shpall kampion ndërsa shënoi edhe 22 gola në 24 ndeshje të superligës turke. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA