Presidenti i Francës Emanuel Macron zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministren e Italisë Georgia Meloni.
Lideri francez shprehu se se koordinimi dhe puna e mirë mes dy vendeve duhet të vazhdojë.
“Ne duam të forcojmë kontrollin e kufijve tanë të jashtëm, duke përfshirë Italinë si një vend të hyrjes së parë. Dhe përsëris këtu se nuk mund të ketë një politikë të mirë emigracioni në Evropë pa një politikë koherente për të mbrojtur kufijtë tanë të përbashkët”, u shpreh Macron.
Nga ana tjetër Meloni mbështeti deklaratën e Macron, teksa vuri sërish theksin në bashkëpunimet të ndryshme Itali-Francë.
“Në javët e ardhshme do të na duhet të miratojmë vendime që do të kenë pashmangshmërisht pasoja të mëdha për të ardhmen e Evropës, për marrëdhëniet transatlantike dhe për zhvillimin ndërkombëtar të kontinentit tonë. Prandaj është thelbësore që Roma dhe Parisi të vazhdojnë të punojnë së bashku”, deklaroi Meloni.
Kryeministrja e Italisë u prit në Pallatin Élysée nga Emanuel Macron, e më pas ata kanë vijuar takimin në privatësi. Një nga çështjet kryesorë për të cilën diskutuan ishte emigracioni, një problem i cili ka prekur prej kohësh të dyja vendet.
Top Channel