23/11 12:24
Lulzim Basha ka dorëzuar kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Demokratike.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai ka paraqitur kërkesën e tij për kandidaturë me anë të një emaili.
Në datat 24 qershor deri në 27 do të zhvillohet fushata elektorale për kreun e ri të partisë ndërsa data e zgjedhjeve është caktuar 29 korriku.
Sot është mbledhur Këshilli i Partisë Demokratike, me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.
Gjergj Hani ish i përndjekur politik, ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij në garën për kryetar.
Kandidaturat për kreun e PD-së do të filtrohen dhe miratohen nga Kryesia e më pas do të zyrtarizohen.
Top Channel