Ashtu siç edhe pritej, me marrëveshjen që ishte arritur prej kohësh, Chelsea zyrtarizoi transferimin nga Leipzig të Christopher Nkunku.
Sulmuesi francez iu kushtua arkave të Bluve të Londrës 60 milionë euro teksa ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare. Në fjalët e tij të para si futbollist i Chelseat, 25-vjeçari shprehet se është mjaft i lumtur dhe krenar të veshë fanellën “Blu”.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, Chelsea sakrifikoi shumë për të më transferuar. Dua të takoj sa më shpejt trajnerin dhe shokët e skuadrës dhe t’i tregoj tifozëve se çfarë jam i aftë të bëj në fushë.
Kam luajtur në Ligue 1 dhe Bundesliga, e tashmë mezi po pres të nis aventurën në Premier League që është edhe një nga ligat më të forta në botë. Jam shumë i emocionuar dhe krenar që do të veshë fanellën e Chelseat”, u shpreh Nkunku.
Top Channel