Hodhën koktej molotovi në drejtim të makinës së policisë, nisin hetimet për incidentin në Leposaviq
20/06/2023 11:01
Prokuroria ka nisur hetimet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” ndaj disa personave ende të paidentifikuar, pasi hodhën koktej molotovi në drejtim të makinës së policisë.
Rasti ndodhi më 15 qershor, rreth orës 18:00, në Leposaviq dhe është në procedurë hetimore.
Në asistencë të Prokurorit të çështjes ka ardhur Policia e Kosovës, me qëllim nxjerrjen para drejtësisë të vandalëve që ushtruan dhunë ndaj zbatuesve të ligjit.
Top Channel