Hidhet shorti i Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e raundit të parë

20/06/2023 15:55

Këtë të martë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 15:00 është hedhur shorti i Conference League.

Tirana, Vllaznia, Egnatia, Shkëndija e Tetovës dhe Gjilani janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë.

Në datat 13 korrik do të luhen takimet e para, ndërsa më 20 korrik do të zhvillon ndeshjet e kthimit të këtij raundi.

Shkëndija do të përballet në këtë raund me uellsianët e Haverfordwest County.

Gjilani do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë me skuadrën nga Luksemburgu Progres Niederkorn.

Egnatia do të ndeshet me armenët e Ararat Armenia, teksa Vllaznia me ekipin nga Irlanda e Veriut, Lienfield-in.

Tirana nga ana tjetër do të ketë kundërshtarë në këtë raund gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Shkupi do të përballet në këtë fazë me ekipin e lituanez të Hegelmann, teksa Dukagjini do të ndeshet me ekipin nga Gjibraltari, Europa FC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA