Akuza kriminale ndaj birit të Joe Biden/ Pas skandaleve të ‘laptopit të ferrit’ Hunter akuzohet për armëmbajtje, krime taksore (fotot)

20/06/2023 17:05

I biri i presidentit të SHBA, Joe Biden, Hunter Biden, pritet të pranojë tashmë akuzat e shkelje relativisht të vogla kriminale të krimeve taksore, armëmbajtjes e përdorimit të drogave, pas një hetimi disa-vjeçar kryesisht të skandaleve të njëpasnjëshme nga laptopi i tij i humbur, nga i cili janë publikuar materiale të panumërta seksuale dhe shkelje të tjera prej muajsh.

Prokurori i Delaware ka depozituar dokumentet dhe një marrëveshje thuhet se është arritur mes palëve paditëse dhe të akuzuar.

Sipas mediave vendase i biri i presidentit do të pranojë trajtim kundër varësisë së drogave dhe monitorim nga autoritetet.

Sipas kushteve të marrëveshjes megjithë skandalet e muajve të fundit, Hunter nuk pritet të shkojë në burg.

Marrëveshja ende duhet ë pranohet nga një gjykatës dhe nuk është ende e qartë nëse Hunter Biden do të paraqitet në gjyq për krimet taksore, në lidhje me bizneset e tij në Ukrainë dhe në Kinë.

Ai do të pranojë zotërimin e armëve si pjesë e marrëveshjes, tha avokati i tij Chris Clark në një deklaratë.

“Hunter beson se është e rëndësishme të pranojë gabimet që ka bërë gjatë një periudhe varësie në jetën e tij,” tha Clark.

Hunter Biden, 53 vjeç, ka punuar si lobist biznesi me kompani në Ukrainë dhe Kinë, pasi u përjashtua nga marina e SHBA për zotërim drogash.

Një seri imazhesh nga laptop-i ‘ famëkeq i birit të presidentit, janë publikuar së fundmi nga mediat konservatore në SHBA ku përfshihen pamje të panjohura më parë të të birit problematik ku shfaqen shthurjet e tij me prostituta si dhe momente nga jeta me familjarët.

Katalogu me rreth 10,000-imazhe  përfshin një përzierje perverse fotosh të zhveshura dhe foto familjare, si dhe nudo në dhoma hoteli, ku Hunter shihet i rrethuar nga mjete të përdorimit të drogave dhe femra thuajse të zhveshura.

Në disa pamje 53-vjeçari Hunter është i zhveshur me një grua në të brendshme e tatuazhe.

Në një tjetër ai shihet përsëri i zhveshur prapa një tryeze hoteli ku dy gra të panjohura janë ose duke u zhveshur ose të shtrira në krevat.

Në një tjetër Biden, i cili ka pranuar më parë varësinë nga kokaina, mban në dorë një cigare elektrike me vaj kanabisi, teksa e tregon nga kamera.

FOTO GALERI
1/4
Sipas kushteve të marrëveshjes megjithë skandalet e muajve të fundit, Hunter nuk pritet të shkojë në burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA