I biri i presidentit në video seksi me prostituta e pistoletë pa leje, telashe të reja për presidentin e SHBA (fotot)

06/06/2022 21:47

Hunter Biden, i biri i presidentit të SHBA, Joe, shfaqet krejt zhveshur duke u zbavitur me prostituta dhe armë pa leje në pamje të reja të publikuara sot, që duket se vijnë përsëri nga laptop-i i tij famëkeq.

Mediat konservatore amerikane thonë se përmbajtja e kompjuterit të lënë në servis nga biri i presidentit, pritet të sjellë video akoma më skandaloze.

Në pamjet e fundit të publikuara nga rrjeti Radar Online, Hunter shihet i zhveshur duke tundur pistoletën e tij para kameras, teksa feston me një prostitutë në vitin 2018, sipas raportimeve.

Radar Online shkruante se burimi i fotove e videove ishte celulari i tij iPhone, por kritikët thonë se ato vijnë nga laptop-i që punonjësit e servisit kanë dorëzuar në kampin republikan.

Imazhet e shthurjes së Hunter Biden me pistoletë në dorë, vijnë në kohë debatesh kur babai i tij president kërkon ndalimit e armëmbajtjes qytetare pasi disa vrasjeve masive në SHBA.

“Hunter është tashmë në një pozitë kompromentuese që mund të trondisë Uashingtonin,” i tha një burim i çështjes rrjetit Radar.

Presidenti Biden bënte thirrje javës që shkoi për ndalim të armëve të sulmit: “Unë e respektoj kulturën dhe traditën e zotëruesve të armëve, por edhe Amendamenti i dytë, ashtu si të gjitha të drejtat, nuk janë absolute”.

Biden i bënte thirrje gjithashtu kongresmenëve të trajtojnë çështjen e “krizës së shëndetit mendor” të kombit.

Por djali i tij Hunter Biden, i cili ka luftuar me varësinë nga drogat prej vitesh, besohet se ka blerë pistoletën kalibër 38 qe shihet në pamje, disa ditë para regjistrimit të videos së seksit në tetor 2018.

Mediat thonë se Hunter i kishte gënjyer stafit të tij për vendin se ku e kishte blerë pistoletën apo nëse mund ta mbante si ish-përdorues drogash, shkruan Radar Online.

Në dy foto të veçanta Hunter shihet me gishtin në këmbëz dhe duke mbajtur me dorë organet gjenitale.

Ndërsa në një tjetër foto ai duket se mban mjete për konsumin e kokainës dhe drogave të tjera në pjata plastike.

Prej problemeve me drogat, Hunter Biden u divorcua në 2017 nga Kathleen Buhlewhose, pasi ishte liruar nga Marina e SHBA dy vjet më herët.

Një hetim nga FBI kishte nisur gjithashtu mbi të dashurën e Biden, Hallie Biden, e veja e vëllait të tij Beau Biden, kur ajo kishte hedhur një pistoletë në një kosh mbeturinash në supermarket.

Mediat kanë zbuluar nga laptopi i humbur i Biden email-e të detajuara të marrëveshjeve të Hunter me grupin energjitik të Ukrainës Burisma, si dhe me Ye Jianming, një prej grupeve kryesore energjitike në Kinë.

Fillimisht përmbajtjet e laptop-it u refuzuan nga mediat kryesore në SHBA të cilat i quanin “dezinformacion rus”.

Por më vonë si New York Times dhe Washington Post pranuan vërtetësinë e email-eve mes akuzave për pastrim parash, shkelje fiskale dhe shkelje të rregullave të lobimit nga Hunter Biden.

FOTO GALERI
1/6
Hunter Biden, i biri i presidentit të SHBA, Joe, shfaqet krejt zhveshur duke u zbavitur me prostituta dhe armë pa leje në pamje të reja

Top Channel