Trekëndëshi i një dashurie pasiononte të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radamès, dhe të bijës së Faraonit, Amneris.
Ngjarja merr tjetër rrjedhë kur Radamès urdhërohet të luftojë në betejën kundër kombit të Etiopisë, duke mos ditur se Aida është princesha e tyre, dhe i tregon asaj të gjithë planin ushtarak.
Se ç’do të ndodhë me dashurinë e ndaluar të komandantit egjiptian dhe princeshës etiopiane, do ta ndiqni në Egjiptin e lashtë që do krijohet në TKOB, me operën e përjetshme të Giuseppe Verdi-t, “Aida”, e cila vjen si premierë nga 23-27 qershor, vetëm në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Muzika magjepsëse e Verdi-t me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale do të përforcojë thellësinë emocionale të operës, e cila vjen nën idetë regjisoriale, skenografike dhe kostumografike të ikonës, maestro Franco Zefirelli, rivënie regjisoriale Stefano Trespidi, dhe asistencën e regjisores Ada Gurra.
Një vepër e përmasave të mëdha, do të vijë nga Orkestra Simfonike, Solistët, Kori dhe Trupa e Baletit e TKOB-së, me dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasserolli dhe maestros Dritan Lumshit, interpretuar nga artistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj.
Top Channel