Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi si dëshmi se policët e rrëmbyer nga Serbia ishin brenda territorit të Kosovës.

“Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai edhe njëherë ka kërkuar lirimin e mënjëhershëm të tre zyrtarëve policor dhe që faktori ndërkombëtar që të dënojë agresionin e Serbisë.

“Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar. Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999”, ka deklaruar Kurti.

Më 14 qershor, forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë.

Kurti ka thënë se tre policët kanë qenë te tryeza e improvizuar duke drekuar dhe janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer.

Tre zyrtarët policor, të cilët po mbahen peng Serbia, janë vizituar nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, të cilit i kanë treguar rrëfimin e tyre rreth momentin të rrëmbimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA