Të paktën dy të vrarë nga shtypja e tifozëve gjatë ndeshjes mes skuadrave të Benin e Senegal në fundjavë (fotot)

19/06/2023 18:41

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes kualifikuese mes dy skuadrave të Benin e Senegal e vlefshme për kupën e kombeve të Afrikës, që zhvillohet në janar 2024.

Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë shtypjes së tifozëve në stadium, në ndeshjen e luajtur në Cotonou, Benin.

Tragjedia ndodhi teksa niste ndeshja mes skuadrës së Benin, Cheetahs dhe asaj senegaleze Teranga Lions në stadiumin Stade du General Mathieu Kerekou, njoftonin mediat vendase dhe ajo franceze RFI.

Disa minuta para nisjes së lojës vëmendja e publikut u zhvendos nga fusha në shkallët e stadiumit prej një vërshimi të tifozëve.

Ata që gjendeshin te hyrja përpiqeshin me forcë të kalonin duke u përplasur me ata që sapo kishin hyrë, tha një dëshmitar për rrjetin Sport Africa Neës.

“Njerëzit binin përtokë si miza, shumëu shkelën me këmbë, mbetën të asfiksuar ose të bllokuar te parmakët,” tha një tjetër dëshmitar.

Dje ministri i sporteve të Benin mblodh të gjitha palët e përfshira në event, organizatorë, zyrtarë sigurie dhe të tjerë, për të kuptuar atë që kishte ndodhur, shkruan rrjeti RFI.

Sipas Sport Africa News, qeveria e Benin kishte njoftuar 48 orë para eventit se njerëzit mund të merrni biletat e tyre nga nëntë pika shpëndarjeje, por ato të gjitha ishin të mbushura me njerëz.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 pas një goli në minutën e 78-të nga sulmuesi i Benin, Abdoul Rachid Mumuini që barazoi golin e hapjes nga mbrojtësi i Senegalit, Abdoulaye Seck në pjesën e parë.

FOTO GALERI
2/3
Tragjedia ndodhi teksa niste ndeshja mes skuadrës së Benin, Cheetahs dhe asaj senegaleze Teranga Lions në stadiumin Stade du General Mathieu Kerekou

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA