Nga preshi, domatja te tregu ilegal i kanabisit, Curri: Duhet ta legalizojmë, s’duhet të kemi frikë

19/06/2023 22:53

Analisti Arjan Curri mbështet legalizimin e kanabisit mjekësor por megjithatë thotë se duhet treguar kujdes.

Ai u shpreh mbrëmjen e sotme në “Top Story” se fakti që ka kontrabandim të kanabisit nuk domethënë ndalimin e prodhimit për qëllime mjekësore.

“Ka pasur probleme me kontrabandën e domateve ose të preshit në Lushnjë. Kontrabandonin në mënyrë të tmerrshme në Lushnjë me maune. Kjo nuk do të thotë të mos shitet e të mos prodhohet. Mund të kenë veti të tjera e nuk krijojnë varësi. Ka treg celularësh që është ilegal kjo nuk do të thotë që nuk duhet të ketë edhe një treg legal. Fakti që shtetit ka disa probleme nuk do të thotë të mos rregullojmë një gjë që sjell gjëra pozitive. Kjo nuk do të thotë të mos i rregullojmë me ligj, nga njëra anë duhet të rregullohet me ligj dhe nga ana tjetër duhet të bëjmë thirrje që shteti të rregullojë paligjshmërinë.”– tha Curri.

Top Channel