Alert Drishti, mjek toksikolog foli në “Top Story”, për vetitë kuruese të kabnabisit mjekësor.
“Ky prodhim kanabis te shfrytëzohet për industrinë farmaceutike, e cila duhet të prodhojë disa lloj medikamentesh, që mund t’i shpërbejë popullatës për kurimin e sëmundjeve të ndryshme”, tha Drishti.
“Kanabisi si bimë ka rreth 500 përbërës, ku nga këto përbërës janë izoluar efekte mjaft të mira terepautike si në fushën e Onkologjisë, në hipermedikamenteve pas kimioterapive, hipermedikamentvee për dhimbje të forta. Këtu bëhet fjalë për vajin e kanabisit, i cili duke pasur përqendrim të lartë ka dhe efektin shume të fortë që shërben si qetësues i dhimbjes. Përdoret për krizat epileptike, për perden e syve. Ka efekt kurues”, shtoi mjeku.
“Mund të themi që në vitin 1995, FDA ( Food and Drug Administration) e SHBA-ve dhe EMA (European Medicines Agency), kanë miratuar disa medikamente me bazë nga cannabis sativa”, tha ai.
I pyetur nga Grida Duma nëse gjendet lehtë vaji i kanabisit, mjeku tha: “Nuk e di janë të tjera struktura, por mund të qarkullojë një lloj sasie e vajit të kanabisit sepse prodhohet shumë afër vendit tonë, në Maqedoni.”
“Kanabisi mjekësor si përdorim mjekësor unë do të isha pro sepse me të mund të prodhohen medikamente të vlefshme”, tha Drishti.
Top Channel