Telashet ishin në horizont për Quincy Promes, por tashmë ato kanë marrë formë konkrete.
Kjo sepse sulmuesi që aktivizohet në Rusi me skuadrën e Spartakut të Moskës është dënuar me një vit e gjysmë burg. Gjykata e Amsterdamit e shpalli fajtor holandezin për plagosjen e kushëririt të tij me thikë. Promes e goditi me thikë në gju kushëririn e tij gjatë një mbledhje familjare në vitin 2020 teksa e akuzoi të afërmin e tij për vjedhjen e një varëse.
Nëpërmjet mesazheve telefonike që shërbyen si provë, u vërtetua se 31-vjeçari e plagosi qëllimisht kushëririn e tij dhe se nuk bëhej fjalë për një aksident. Në mesazhet telefonike, Promes shprehej se kushëriri i tij ishte me fat që në atë moment nuk kishte një armë me vete pasi situata mund të ishte edhe më e rëndë.
Kujtojmë se Promes është gjithashtu në një tjetër proces gjyqësor pasi akuzohet se po në vitin 2020 importoi 1300 kg në portin e Antëerp në Belgjikë. Edhe pse sulmuesi e mohon një akt të tillë, Prokuroria është e bindur se Promes kontaktoi me disa persona të cilët i njoftoi për të marrë sasinë e kokainës. /Supersport
Top Channel