“Ndihem mbi re, Roma shtëpia e dytë”, rinovon “luftëtari” verdhekuq

19/06/2023 19:40

Rinovim i rëndësishëm te Roma.

Finalistët e Europa League, kanë zgjatur bashkëpunimin me Bryan Cristanten deri në vitin 2027.

Mesfushori 28-vjeçar, i cili aktivizohet edhe në qendër të prapavijës, luan me verdhekuqtë prej verës së vitit 2018.

Ndërkohë që është pjesë e rregullt e kombëtares italiane gjatë viteve të fundit, duke fituar edhe Euro 2020.

Roma është bërë familja ime e dytë. Rinovimi i kontratës sime ishte një qëllim dhe dëshirë. Dhe jam i lumtur që e realizova. Ndihem për mrekulli, ndihem mbi re…

Dua të falënderoj pronarët dhe klubin për kontratën e re. Do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë fanellë dhe për tifozët.

Ata janë shumë kërkues, por të japin edhe më shumë se çfarë kërkojnë”, deklaroi Cristante pas firmës mbi kontratën e re.

Sezonin e kaluar fitoi Conference League me Romën, falë suksesit 1-0 në “Air Albania” përballë Feyenoordit, ndërsa këtë sezon i shkoi shumë pranë suksesit në Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA