“Kanabisi për qëllime mjekësore do të tregtohet jashtë vendit”/ Spahiu pro legalizimit: Fillimisht do të përdoret vetëm për eksport

19/06/2023 21:29

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu, ka pohuar mbrëmjen e sotme në Top Story se është pro legalizimit të kanabisit mjekësor në vendin tonë.

Ajo ka bërë me dije se fillimisht kanabisi mjekësor nuk do të përdoret për përdorim të brendshëm por vetëm për tregtim jashtë vendit.

Spahiu tha se vendi nuk duhet penalizuar nga produktet nga të cilat ekonomia shqiptare ka përfitim.

Klodiana Spahiu: Lufta kundër kultivimit të kanabisit ka qenë një sfidë shumë e madhe dhe raporte ndërkombëtare e kanë vlerësuar punën tonë e më vjen keq që Jorida flet me këtë gjuhë. Është gabim se duhet parë e duhet diskutuar, nëse ju kundërshtoni me të madhe nuk do të sjellë asnjë dobi. Nëse arrijmë të realizojmë ndryshimet e duhura në këtë draft. Ky produkt nuk do të përdoret në vendin tonë por do të prodhohet. Ky projektligj ka pasur të gjithë kohën e plotë për t’u diskutuar.Lufta kundër kanabisit nuk do të thotë që ta penalizojmë vendin tonë nga prodhimi i produkteve që do të përfitohen. Fillimisht nuk do të përdoret për qëllime mjekësore në Shqipëri, fillimisht është vetëm për t’u eksportuar jashtë vendit. Unë nuk e shoh me skepticizëm këtë gjë. Duhet parë mirë kur është fjala për përfitim në vendin tinë me rrugë ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA