Festivali Folklorik i Gjirokastrës/ Në fundjavë rikthehet ngjarja e madhe kulturore

19/06/2023 12:30

Festivali Folklorit Kombëtar pritet të nisë këtë fundjavë në Gjirokastër.

Eventi më i madh i folkut rikthehet në kalanë e Gjirokastrës pas 8 vitesh mungese. Ministrja e Kulturës në një prononcim paraprak për mediat nga Gjirokastra tha se ngjarja do të ngjisë në skenë rreth 1200 artistë përgjatë 8 netëve dhe për herë të parë do të ofrojë edhe spektakël që e tejkalon folkun.

Masat që i paraprijnë festivalit kanë nisur prej muajsh në kalanë e qytetit me sistemime dhe përshtatje të hapësirave që do ti shërbejnë publikut por nuk është ende e qartë sesi shërbimet do ti përgjigjen fluksit të vizitorëve dhe pjesëmarrësve.

Kapacitetet akomoduese të Gjirokastrës shkojnë në gati 3000 shtretër ndërsa kapacitetet për shërbime të tjera janë ende të pakonsoliduara. Vetë eventi pritet të jetë një test për shërbimet në të gjithë rajonin pasi më shumë se gjysma e pjesëmarrësve do të akomodohet në rrethina dhe qytete të tjera të Jugut.

Për herë të parë është vendosur që grupet e 12 qarqeve të mos jenë në konkurrim me njëri-tjetrin për të shpalosur vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore shqiptare për të cilat komisioni vlerësues gjykoi se nuk duhet të konkurrojnë. Festivali që është ngjarja më e madhe e kulturës kombëtare shqiptare nisi në vitin 1968 dhe ky është edicioni i 10-të i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA