Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në një analizë për “Top Story” tha se ne nuk do të kemi fitime të mëdha nëse eksportojmë kanabis pasi është treg i vogël dhe vendet e ndryshme e prodhojnë vetë.
Sako sugjeroi që të kemi më shumë eksport të domateve pasi sipas tij tregu është më i madh dhe fitimet mund të jenë më të mëdha.
“Kemi eksportuesin e madh me 48 tonë nga Kanadaja, një tjetër është Holanda, Gjermania, është Anglia, Australia. Tregu që ne po futemi është shumë i vogël, natyrisht që ka një dinamikë rritje goxha të madhe”, tha Sako.
Grida Duma: Në raport global është i vogël, por në raport për Shqipërinë shumë të vogël mund të jetë një treg i madh.
“Nëse ne nga tregu i domateve që është 167 miliardë dollarë, sot që flasim, ne kemi marrë vetëm 1 milion dollarë nuk është sepse ky treg është i vogël dhe ne nuk kemi marrë dot shumë, problemi është se kapaciteti jonë për t’u futur në tregje të tilla është kaq sa është”, tha eksperti.
Grida Duma: Kjo Shqipëri që paska dështuar te domatet dhe patatet, është një nga tre vendet në BE që pranon kriptomonedhën, a ka një tendencë për të aprovuar tregjet e reja, pasi ashtu siç the edhe ti domatja ka dështuar?
“Pse dështojmë tek domatja? Sepse ne nuk subvencionojmë. Ne kemi subvencionet më të ulëta në Europë, për sa i përket produkteve bujqësore. Nuk është se domatja jonë është e keqe, është shumë e mirë domatja jonë por nuk jep qeveria para”, u shpreh ai.
Sako tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë për t’u futur në tregun e kanabisit, pasi sipas tij nuk na “lejnë vend” vendet për ta importuar sepse të gjitha e importojnë vetë.
Top Channel