Të ndarë në shkollë sipas racës/ Thirrja e komunitetit rom dhe egjiptian për ta shmangur

18/06/2023 19:57

Në nisje të regjistrimeve të nxënësve në klasat e para, komuniteti rom e egjiptian në Elbasan u kërkon institucioneve arsimore të zbatojnë rregulloren e regjistrimeve për të mos rrezikuar segregimin e shkollave.

Në katër shkolla 9-vjeçare në bashkinë e Elbasanit ka një numër të konsiderueshëm të nxënëse rom dhe egjiptian, kjo sipas këtij komuniteti ka bërë që shumica të mos i preferojë këto shkolla.

Prej dy vitesh regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta bëhen on line, përmes platformës e-Albania. Kjo sipas Ministrisë së Arsimit ka bërë të mundur uljen e ndjeshme të riskut për segregimin e shkollave. Por për komunitetin rom dhe egjiptian sfidë gjithashtu mbetet frekuentimi i shkollës.

Preferencat e prindërve për disa shkolla sjellin për pasojë edhe ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve në shkollat e tjera. Këto preferenca kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën shkollore dhe stafin pedagogjik. Por rregullorja përcakton regjistrimin e nxënësve në shkollën pranë vendbanimit.

Top Channel