Lidhur me deklaratën e djeshme të drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç se “Policia e Kurtit ka tentuar disa arrestime në lagjen e “Bosnjakëve” në veri të Mitrovicës, kanë tentuar të arrestojnë dy vëllezërit, Goran dhe Vlada Vuçetiq, në qendër të qytetit, e më pas edhe Miroslav Zhivkoviçin”, bashkëshortja e Zhivkoviçit ka deklaruar dhe e ka mohuar me një video-mesazh këtë informacion.

Në video-mesazh, Jelena Zhivkoviç ka pyetur se nga i ka marrë Petkoviç një informacion të tillë që dikush po e ndiqte burrin e saj dhe i ka kërkuar Petkoviçit që t’i drejtohet personalisht dhe t’i tregojë.

“Unë jam Jelena Zhivkoviç, bashkëshortja e të emëruarit të sotëm Miroslav Zhivkoviç të cilin z. Petar Petkoviç e ka përmendur në deklaratën e tij që e ka dhënë në ora 10:00. Dua të them se nuk e di nga e ka marrë z. Petkoviq informacionin se dikush po e ndiqte burrin tim. Burri im ka qenë me familjen mbrëmë, në shtëpi, askush nuk na ka ardhur në derë, as nuk e ka ndjekur. Nga e ka marrë z. Pekoviç një informacion të tillë? Unë dua që ai të na drejtohet dhe të na thotë këtë. Edhe për djemtë Vuçetiq Goran dhe Vlladan, të cilët i ka emëruar, kam folur sot me ta, djemtë kanë qenë nëpër qytet, ecnin, askush nuk i ka ndjekur”, ka thënë Jelena Zhivkoviç.

Kujtojmë që, Petkoviç dje në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në pjesën veriore të Mitrovicës “ka pasur një gjendje të vërtetë rrethimi”.

“Mbrëmë, forcat speciale Rosu erdhën nga pjesa jugore e Mitrovicës me mbi 30 automjete të blinduara, të veshura me maska, me tuba të gjatë dhe keqtrajtuan tërë Mitrovicën e Veriut”, shkruan The Geopost.

Nuk është hera e parë që Petar Petkoviç shpërndan dezinformata për situatën në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA