23/12 16:35
Kosova luan të hënën (20:45) në Budapest takimin e katërt në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.
Dardanët e Giresse, të cilët kanë regjistruar vetëm barazime në tri takimet e para, do të përballen me Bjellorusinë.
Një finale e parakohshme për Kosovën, që përballë skuadrës bjelloruse do të tentojë triumfin e parë në grup.
Lojtarët kanë zbritur në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” të Budapestit, për t’u përshtatur me terrenin. Atmosfera në kampin dardan është e mirë dhe të gjithë janë gati të japin kontributin për të siguruar 3 pikët e para.
Sfida Bjellorusi-Kosovë do të transmetohet në SuperSport 3.
Top Channel