Ndihmësi i Sylvinhos, argjentinasi Zabaleta, në një lidhje direkte me emisionin ‘Kuqezi’ në SuperSport, komentoi zgjedhjet e formacionit dhe pritshmëritë e Shqipërisë në ndeshjen e sotme. Sipas Zabaletas, pritshmëritë janë që Shqipëria të marrë fitoren në sfidën ndaj Moldavisë.
Një formacion ndryshe nga ndeshja me Poloninë, dukshëm më sulmues, por me lojtarë si Bajrami, Uzuni e Asani, që dinë të luajnë mirë me topin, thotë Zabaletas.
“Është një ndeshje ndryshe sigurisht dhe do të jemi më pak mbrojtës sesa ndaj Polonisë. Duhet të kemi durim gjatë gjithë 90-minutëshit për të fituar ndeshjen. Kemi futur lojtarë si Bajrami, Uzuni e Asani, që luajnë mirë me topin dhe dinë të lëvizin mes linjave. Me këtë taktikë shpresoj që t’ia dalim dhe të marrim fitoren“- tha ai.
Herën e kaluar Strakosha dhe këtë herë Berisha, i pyetur se pse kjo zgjedhje, Zabaletas përgjigjet: “Ishte një nga zgjedhjet më të vështira, duke parë situatën në të cilën janë si Berisha, ashtu edhe Strakosha. Ne mendojmë se të dy janë mjaftueshëm të mirë për të luajtur titullarë dhe shumë të rëndësishëm, ndaj na pëlqen që kemi këtë konkurrencë.”
Pse Bajrami dhe jo Muçi?
Kur unë them konkurrencë, nënkuptoj rivalitet të shëndetshëm. Na pëlqen kur kemi lojtarë shumë të mirë dhe na vënë në vështirësi për zgjedhjet tona. Jemi shumë të kënaqur me Muçin, që vjen për herë të parë dhe është stërvitur shumë mirë. Kemi zgjedhur Bajramin, duke pasur parasysh eksperiencën që ai ka, pasi ka luajtur disa ndeshje me Kombëtaren.
Top Channel