![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” po luhet ndeshja e rëndësishme Shqipëri-Moldavi, ndërsa tifozat kuqezi kanë “pushtuar” vendin.
Tifozat kuqezi kanë krijuar atmosferë fantastike, teksa kanë mbushur vendet dhe po mbështesin në maksimum kombëtaren e tyre.
Flamujt nisën të valëviteshin që përpara nisjes së ndeshjes, e më pas sartimi nisi ethet e lojës.
Gjatë ndeshjes nuk po mungojnë në asnjë moment këngët dhe brohorimat, për ti dhënë zemër futbollistëve të kombëtares.
Të pranishëm në stadium janë edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda rama dhe i biri Zaho Rama. Njëkohësisht nuk ka munguar as ministrja e Arsimit she Sportit, Evis Kushi, e cila po ndjek ndeshjen.
Top Channel