Nga Tirana në Vlorë, Flamurtari përforcohet me një sulmues

17/06/2023 18:14

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Elvi Berisha do të jetë pjesë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi anësor vesh fanellën e kuqezinjve pas një viti me Tiranën, ku nuk mundi që të fitonte rolin e protagonistit në radhët e kryeqytetasve.

Kujtojmë se në të kaluarën, Berisha është aktivizuar edhe me Skënderbeun, Laçin ndërsa ka provuar edhe një eksperiencë me Leganesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA