Ish-lojtarët e kombëtares dhe njëherazi bardhebluve të Tiranës, Altin Lala dhe Igli Tare kanë qenë të pranishëm në stadium për t’iu dhënë zemër Kuqezinjve, të cilët pas dy ndeshjesh me zero pikë të grumbulluara, kanë vendosur të luajnë në sulm për t’i “rrëmbyer” Moldavisë 3 pikët në shtëpi.
Në stadiumin “Air Albania” ka qenë edhe ish-lojtari i Partizanit dhe Tiranës, Alban Tafaj. Në kampionatin shqiptar krahas Tiranës me Partizani ka luajtur edhe Igli Tare, ndërsa Lala ka luajtur edhe me Dinamon.
Veteranët e futbollit shqiptar, pas largimit nga fusha e blertë nuk i kanë qëndruar edhe aq larg botës së sportit. Aktualisht Tafaj është shef i sektorit të Edukimit në FSHF, trajnon trajnerët e rinj për licencat e UEFA-s. Altin Lala është tek të rinjtë për licensat e UEFA-s, ndërsa Altin Lala menaxhon Milot Rashicën, futbollistin nga Kosova të Kombëtares sonë.
Supersfida Shqipëri- Moldavi e nisur në orën 20:45, është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024, teksa stadiumi është mbushur plotë e përplotë me “Tifoza Kuq e Zi” nga të gjitha trojet shqiptare.
Në një stadium me kapacitet 22 mijë vende, afro 21 mijë janë mbushur me kuqezinj, ndërsa pjesa tjetër është për miqtë. Me asnjë pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grupin E, Kombëtarja ka hedhur një formacion sulmues në fushë dhe kërkon pikët e plota për të vijuar me ëndrrën për kualifkimin.
Top Channel